Rreth Nesh
Shoqëria GTS “Gazra Teknike Shqiptare” Sh.p.k është themeluar ne vitin 1996. Ajo është anëtare e grupit multinacional SOL S.p.A e cila është e pranishme në 21 vende të Evropës, se fundmi Turqi dhe Indi.

Shoqëria GTS ashtu si edhe shoqëria mëmë Sol, operon në sektorin e prodhimit, kërkimit të aplikuar dhe tregtimit të gazrave industriale të pastër (teknike) dhe mjekesorë, në sektorin e asistencës mjekësore, si edhe në atë të pajisjeve të ndryshme për përdorim spitalor.

Produktet dhe shërbimet e shoqërise gjejnë përdorim në industrinë kimike, elektronike, siderurgjike, metalmekanike dhe ushqimore, në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, të kërkimeve dhe në atë shëndetësor.

Kjo shoqëri ka një eksperiencë 17 vjecare në këtë fushë dhe bashkëpunon me shumë shoqëri të ndryshme shqiptare dhe të huaja, private apo shtetërore dhe arrin të mbulojë me efikasitet dhe sukses tregun shqiptar.
 
Shoqëria GTS Sh.p.k prodhon dhe shpërndan oksigjen, azot, argon, hidrogjen, dioksid karboni, acetilen, protoksid azoti, helium, mishelë, gaz për ngrirje, gaz mjekësor, gaz të pastër dhe gaz special, dhe ben kërkime, realizon dhe kujdeset për impiante të prodhimit të gazit, që gjenden në stabilimentin e saj dhe të klientëve.
 
Prodhimi i këtyre gazrave është konform të gjitha standarteve evropiane dhe ISO 9001:2008.
 
Ne bashkpunim me Tazzetti S.p.A vend te vecante ze dhe tregtimi i gazit Freon per sistemet e kondicionimit dhe ato frigoriferike ne nivel industrial dhe perdorimi familiar (mbushja me gaz e pajisjeve frigoriferike dhe kondicionereve), me parametra te certifikuara nga CE.
 
Perveç gazrave industriale dhe mjekësore, shoqëria ofron dhe tregton pajisje mjekësore për përdorimin e gazit, pompa vakumi, kompresorë etj..., të certifikuara për përdorim spitalor sipas standarteve të CE.
 
 
Shoqëria GTS Shpk, ashtu si edhe shoqëria mëmë, operon edhe në sektorin e saldimit, duke tregtuar dhe shpërndarë pajisje, aparatura, materiale saldimi dhe materiale për prerje, të cilat e kanë prejardhjen nga shoqëria Sol Welding, në bashkëpunim me shoqëritë Esseti, Tecnosol, e-robot dhe Overweld.
 
Përdoruesit e prodhimeve të GTS Sh.p.k në sektorin e Industrisë dhe energjisë janë shoqëritë e prodhimit të sektorëve bazë të industrisë, të cilëve u ofrohen zgjidhjet më të avancuara për prodhimin e të mirave dhe shërbimeve. Përdorimi korrekt i gazrave teknike dhe futja e teknologjive të reja, ndihmojnë shoqëritë të kursejnë energji, të përmirësojnë teknologjinë e automatizimit, të përmirësojnë
kushtet e punës, të zvogëlojnë kostot e prodhimit dhe ndikimin në mjedis, të rrisin cilësinë dhe sigurinë e prodhimit. GTS përvec gazrave teknike, u ofron atyre materiale dhe pajisje të ndryshme teknologjike që kanë të bëjnë me to.
 
Një vend të rëndësishëm zë përdorimi i gazrave në industrinë ushqimore, ku vlen të përmendet prodhimi i birrës, pijeve të ndryshme si dhe prodhimi dhe paketimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Për të patur një cilësi të produktit për konservim më të mirë se produktet e ruajtura në sistemet tradicionale, shumë ushqime konservohen në ngrirje me azot te lengshem,
dioksid karboni të lëngshëm apo atmosfere te modifikuar.
 
 
Persa i perket fushes industriale vlen te permendim bashkepunimin me firma si: Albstar, APM, Aktor SA, Copri Aktor, Simmons Drilling, Laser Projekt, Meshkurti, Art Konstruksion, Colacem, Antea Cement, ACR, Ital Costruzioni, Pasurimi i Kromit Bulqize, Albaco Shoes etj.
 
Ne fushen e industrise ushqimore permendim Birra Tirana, Stefani Co, Coca Cola, Birra Norga, Birra Kaon, Derby, etj.
 
Ne fushen e shendetesise permendim si strukturat private ashtu dhe ato shteterore, nder to Spitali Amerikan 1 dhe 2, Spitali Hygeia, Spitali Gjerman, QSUT, Materniteti Koco Glozheni, Materniteti Mbreteresha Geraldine, si dhe shume klinika mjekesore ne mbare vendin.
Medikale
Homecare
Energji & Industri e rendë
Agroushqimore
Ekologji dhe Ambient
Skeda Teknike te Sigurise se Gazeve

GAZRA TEKNIKE SHQIPTARE SH.P.K, Nipt :J61905015B, Kod.Fisk3705995, Nr. Rregj. 13657
Adresa: Kombinat, Vaqarr, Tirane, Tel: +35542350981 / Fax: +35542352877